Nga: Clement Knox / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
“Mëngjes i nxehtë. Më pas bubullima dhe një rrebesh shiu. Sonte ka rënë një shi i madh. Dhitë së tepërmi u tmerruan nga bubullima dhe Murieli arriti të shkëputej prej zinxhirit. I hoqa gjethet e kungullit. Qepëve ua dhashë dorën e fundit. Bizelet e para përfunduan. Lulëzoi [lulja] larkspuri. Filizat anësorë të domateve rriten aq shpejt saqë është e pamundur ta mbash ritmin me to. Tetë vezë (katër të vogla – me sa duket një tjetër pulë ra klloçkë)”.
Kështu thuhet në shënimet e ditarit të George Orwellit, për 20 gushtin e vitit 1939. Në Berlin dhe në Moskë po hartohej Pakti Molotov-Ribbentrop; në Varshavë, në Paris dhe në Londër, politikanët përgatiteshin për luftë; ndërsa në Uellington, një fshat në Hertfordshajr, kritiku më i rreptë në Evropë kundër totalitarizmit dhe perandorisë, shqetësohej për motin, për dhitë e tij dhe për copëzën e tokës me perime. Është imazh shumë anglez: bota mund të jetë duke shkuar drejt vlimit, por njeriu ende duhet të kujdeset për kopshtin e vet. Është gjithashtu një kundërshtim tipik anglez ndaj gjuhës bombastike autoritare: këmbëngulje e heshtur se shtëpia dhe privatësia kanë prioritet mbi gjërat ushtarake dhe fanatike.
Pra, nuk duhet të harrojmë kurrë se ky model i anglezit ishte shumë kozmopolit. I lindur në Indi nga një nënë franceze, Orwelli udhëtoi dhe punoi në Burmë, Francë, Spanjë dhe Marok. Fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe spanjisht, hindustanisht dhe birmanisht (për të përmendur vetëm disa). Brenda Ishujve britanikë, Orwelli bredh gjerësisht, duke jetuar në Londër, Sauthuold, Henli, Uollington, Heis dhe Xhura. Është ky njeriu pa rrënjë dhe i brengosur të cilin shkrimtari Oliver Lewis e përcjell në librin e tij novator, The Orwell Tour.
Shkrimi i udhëtimeve është i vështirë: në disa aspekte, është zhanri më i vështirë nga të gjithë. Kur një shkrimtar shkon jashtë vendit, dëshiron të ndeshet me të pazakontën dhe me aventurën. Zhgënjimi e pret. Realiteti shfaqet te këmbësori. Shumica e shkrimtarëve nuk mund ta bëjnë një vend që të duket interesant, vetëm për shkak të vizitës së tyre – kjo ndoshta është arsyeja se pse kaq shumë prej shkrimtarëve të mëdhenj të udhëtimit janë paraqitur më pas si fabulistë të mëdhenj. Orwelli ishte shkrimtar i madh i udhëtimeve, por punoi shumë për të qenë i sigurt se shanset ishin në favor të tij: në Burmë ishte xhandar kolonial, në Spanjë ishte vullnetar, në Paris ishte pjatalarës. Lewis nuk përdor marifete për të gjallëruar udhëtimet e tij – nuk lejohet i pastrehu në Sheshin Trafalgar [Orwelli ka fjetur në atë shesh, ndërsa është arrestuar për dehje – shën. i përkth] – por përballet me sfidat e zhanrit.
The Orwell Tour është edhe më argëtues kur Orwelli është në vendet më ekzotike. Pas zbritjes së tij nga Katmandu në Motihari, aty ku lindi Orwelli, Lewis niset për në Nainital, në stacionin e kodrës ku prindërit e Orwellit u takuan dhe u martuan. Këtu, Lewis hedh dritë në botën e zhdukur të Anglo-Indisë: shtëpitë malore imitim i atyre zvicerane, kisha anglikane e Shën Gjonit në natyrën e egër, një bibliotekë viktoriane që jep libra me huazim e që është e mbushur me [shkrimtarët William Makepeace] Thackeray, [Thomas] Harding dhe [Rudyard] Kipling. Në Moulamjin, qyteti i katërt më i madh i Mianmarit, Lewisi eksploron një tjetër relike të së kaluarës koloniale: rrënojat e Klubit Pegu. “Është vendi më i pashpresë që kam pasur ndonjëherë fatkeqësinë për ta vizituar”, shkruan Lewis. “Ndihesha sikur po gjarpëroja rreth një Titaniku … Reshjet që pikonin dhe derdheshin nga çdo vrimë, vetëm sa e shtonin efektin e pasurisë së fundosur të klubit, në labirintin e xhunglës tropikale që tani e ka kaptuar atë”.
Në Angli, Lewis e bën një punë të guximshme për të nxjerr në pah rëndësinë e Henlit, Sauthuoldit dhe Etonit në jetën e Orwellit. Këto vende na kujtojnë një fakt që Orwelli do të donte ta harrojmë: jetonte me stil. Orwelli mund ta ketë identifikuar veten si pjesë e klasës së mesme të ulët, por ideja e tij për Anglinë u formua në komunitetet e begata rurale dhe periferike në të cilat u rrit. Kur Orwelli u largua jashtë atyre mjediseve të njohura, reagimi i tij ishte neveri e pakualifikuar. Hejsi ishte “vend i keq” dhe “një nga vendet më të braktisura nga Perëndia që kam hasur ndonjëherë”. Megjithatë, siç vëren Lewisi, ai ishte thjesht një qytet i rregullt anglez: Orwelli “kishte pak njohuri për klasën e mesme të ulët” dhe për mënyrën se si jetonin.
Sidoqoftë, diku tjetër Lewis ka probleme. E lëmë Uiganin, Parisin dhe Marakeshin pa asnjë pasqyrë të re në jetën e Orwellit. Trajtimi i Uellingtonit është sidomos frustrues. Ky është një fshat i jashtëzakonshëm i Hërtfordshajrit – vizita e konfirmon këtë – por, vendet kanë një rëndësi për aq sa individët krijojnë marrëdhënie me ta, dhe Uellington ishte qendra e zhvillimit politik të Orwellit. Nëse duam të pajtojmë kontradiktën midis Orwellit si socialistit ndërkombëtar dhe Orwellit si anarkist konservator, atëherë duhet të zgjatemi në të gjitha ato orë që ai kaloi në gjunjë në tokën e Hërtfordshajrit, duke rregulluar lulishtet dhe duke mbjellur fasule.
Për implikimet politike të marrëdhënieve midis njerëzve dhe vendit, dha informata për anti-imperializmin, anti-totalitarizmin dhe socializmin patriotik të Orwellit. Ai nuk mund ta pranonte kurrë retorikën e imperializmit dashamirës, pasi britanikët ishin “pushtues të huaj të padëshiruar” në vendet e njerëzve të tjerë. Në mënyrë të ngjashme, krenaria vendase që ai vuri re midis klasave të varfra punëtore të Anglisë veriore, e mprehte neverinë e tij ndaj shfrytëzimit të tyre nga pronarët mungestarë dhe nga kapitalistët e largët.
Në të njëjtën kohë, Orwelli hodhi poshtë internacionalizmin utopik që ishte në modë në atë kohë. Sipas tij, socializmi ishte lokalizëm. Njerëzit e rregullt vlerësonin “jetën familjare, pijetoren, futbollin dhe politikën lokale” dhe “do të luftonin për këtë deri në njeriun e fundit, sesa të sundoheshin nga kinezët”. Një politikë që dështoi të njihte pretendimet irracionale, por legjitime të komuniteteve të caktuara ndaj vendeve të caktuara, ishte e dënuar me dështim.
Libri i Lewisit mbërthen ironinë që bredhjet e Orwellit e shtynë të refuzojë kozmopolitizmin, megjithëse nuk e di se çfarë duhet të bëjë me këtë njohuri. Është më shumë një dështim i metodës sesa imagjinatës. Orwelli u besoi këtyre bashkëngjitjeve, sepse ato nuk mund të falsifikohen ose simulohen lehtësisht. Gjithashtu, nuk mund të shihen nga turistët. Dhe kjo, në fund të fundit, është e meta e [librit] The Orwell Tour: shumë shpesh jemi udhëtarë ditorë në jetën e Orwellit, ndërsa më shumë do të donim të ishim në kopshtin e tij të perimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj