Site icon Telegrafi

Bota e futbollit i shpreh ngushëllime Ronaldos për humbjen e djalit të tij të porsalindur

Alvaro Morata, Paulo Dybala, Miralem Pjanic dhe Lapo Elkann ishin mes atyre që dërguan mesazhe ngushëllimi pasi Cristiano Ronaldo njoftoi se djali i tij i porsalindur kishte vdekur.

Ish-sulmuesi i Juventusit priste binjakë me partneren Georgina Rodriguez, por ndërsa vogëlushja mbijetoi, vëllai i saj i vogël jo.

Ata e kanë konfirmuar lajmin me një deklaratë përmes rrjeteve sociale, ku kanë marrë mesazhe të shumta ngushëllimi.

Lexo po ashtu Real Madridi me deklaratë zyrtare për fatkeqësinë e Ronaldos

Ato përfshinin ish-shokët e tij të skuadrës në Juve, Morata, Dybala dhe Pjanic, plus ish-klubet Real Madrid dhe Sporting CP, si dhe klubi i tij aktual, Manchester United.

Juventusi deri më tani nuk ka komentuar publikisht, por Lapo Elkann – kushëriri i presidentit të Juves, Andrea Agnelli dhe një nga trashëgimtarët e pasurisë familjare – dërgoi një mesazh në Twitter.

“Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Ne jemi të gjithë me ju, Georgina dhe familjen tuaj. Të dua shumë, Lapo. Kini forcë”, thuhet në mesazhin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version