Teksa Emiliono Sala po udhëtonte nga Nantes (Francë) për Cardiff (Uells) me një aeroplan të vogël privat, për një moment aeroplani u zhduk nga radari.
Sulmuesi argjentinas ishte në bord vetëm më pilotin dhe për të dy ende nuk ka ndonjë shenjë.
Autoritetet lokale të shpëtimit në English Channel tentuan për disa ditë të gjejnë ndonjë gjurmë të aeroplanit, por nuk arritën ndonjë rezultat dhe kështu njoftuan se do të ndalin kërkimet pasi nuk besojnë se Sala apo piloti mund t’i kenë mbijetuar rënies në det.
Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak familjes të cilët ende besojë se Emilioano mund të jetë gjallë dhe kështu hapën një fondacion për mbledhjen e parave për të rifilluar kërkimet në mënyrë private.
Kërkesa e familjes Sala mori përkrahjen e shumë lojtarëve të futbollit, të cilët me donacionet e tyre e bënë të mundur mbledhjen e 300 mijë eurosh, që ishte edhe cak për fillimin e kërkimeve (që tashmë kanë filluar).
Në ueb faqen GoFundMe.com donacioni më i madh i regjistruar në dy ditët e para është ai në emër të Kylian Mbappes në vlerë 30 mijë euro. Pastaj në vend të dytë është ylli tjetër i Paris Saint-Germain, Adrien Rabito me 25 mijë euro.
I treti është agjenti i lojtarit, Meissa N’Diaye, i cili ka dhuruar 20 mijë euro në emër të kompanisë së tij, Sport Cover. I kthehemi futbollistëve, Dimitri Payet (10 mijë euro), Alassane Plea i Borussia Mönchengladbach (tetë mijë euro), pastaj dyshja e Marseuilles Lucas Ocampos (10 mijë euro) dhe Morgan Sanson (pesë mijë euro).
Shifra pak më të vogla, por shumë të nevojshme dhuruan edhe Papu Gomez (2002 euro), Geoffrey Kondogbia, Ilkay Gundogan, Laurent Koscielny me nga dy mijë euro. Corentin Tolisso dhuroi një mijë euro, ashtu si Kalidou Koulibaly dhe Lucas Digne.
Lista është shumë e gjatë, por ne përmendëm disa nga donacionet më të mëdha. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe shumë persona që nuk kanë lidhje me botën e futbollit, por vetëm duan të jenë kontribuues me aq sa kanë mundësi. /Telegrafi/