LAJMI I FUNDIT:

Borrell dhe Blinken kërkojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Borrell dhe Blinken kërkojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Në një deklaratë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, ministri evropian për Punë të Jashtme Jossep Borrel dhe sekretari shtetëror amerikan, Antony Blinken, kanë bërë thirrje që negociatat me Shkupin të nisin, si dhe të qetësohet situata në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ata thonë se e mbështesin plotësisht procesin e zgjerimit të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“”Pranimi në BE, i cili është prioritet për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe promovon sundimin e ligjit. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë pa vonesë”, thonë Borrell dhe Blinken.


Ata gjithashtu mbështesin integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe u bënë thirrje forcave politike malazeze të mbajnë orientim strategjik që çon në BE.

“Jemi seriozisht të shqetësuar për retorikën në rritje të ndarjeve në Bosnjë e Hercegovinë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe mbrojnë institucionet shtetërore, të ndjekin dialog konstruktiv dhe të ndërmarrin hapa për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE”, thonë Borrell dhe Blinken./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori