LAJMI I FUNDIT:

BMW M2 CS Racing është vetura e re e sigurisë në kampionatin Moto GP

BMW M2 CS Racing është vetura e re e sigurisë në kampionatin Moto GP

Tifozët e Moto GP kanë më shumë arsye për të parë këtë kampionatin sezonin e ardhshëm, dhe kjo është vetura e re e sigurisë, BMW M2 CS Racing.

Gjenerata aktuale e Serisë 2 të BMW ka vazhduar aty ku ka mbetur gjenerata F22, është argëtuese për t’u drejtuar dhe justifikon epitetin e kupës sportive BMW. Modeli i vjetër, veçanërisht M2 CS, ishte magjik për t’u drejtuar dhe përmbante në një paketë të gjitha më të mirat që marka gjermane ka për të ofruar.

Ky vit është i veçantë për departamentin M të BMW-së që feston 50 vjetorin e saj. Si pjesë e festës, M2 CS vesh ngjyrat legjendare dhe do të shërbejë si një makinë sigurie në sezonin e ardhshëm të Kampionatit MotoGP.


“BMW M2 CS Racing ka qenë i suksesshëm në një numër kampionatesh dhe, si një “veturë garash” e racës së pastër, është e përkryer për veturën e sigurisë në garat me motoçikleta”, tha së fundmi drejtori i departamentit të BMW M, Franciscus van Meel.

Vetura fuqizohet nga një motor turbo 3.0 litra që prodhon 450 kuaj/fuqi dhe është përshtatur në pistë duke instaluar një diferencial mekanik me rrëshqitje të kufizuar, ftohje shtesë, boshte të veçanta lëvizëse dhe një çati karboni që përmban sinjale drite dhe grila e përparme, ndërsa e bardha, e kuqe dhe blu mbulojnë karrocerinë.

Vetura ka rrota të lehta dhe shenja të veçanta me rastin e 50 vjetorit të departamentit BMW M.

BMW M2 CS Racing debutoi në MotoGP më 6 mars, kur një garë është planifikuar në Katar. /Telegrafi/