LAJMI I FUNDIT:

Bloomberg: Putin nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por refuzon të kthejë territoret e pushtuara

Bloomberg: Putin nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por refuzon të kthejë territoret e pushtuara

Vladimir Putin duket se po teston SHBA-në nëse është gati të përfshihet në bisedime për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai i ka dërguar amerikanëve, përmes kanaleve indirekte, sinjale se është i hapur për diskutime, duke përfshirë potencialisht marrëveshjet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën.

Putin raportohet se “do të garantojë sigurinë dhe nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO”, por refuzon të kthejë territoret e pushtuara.


“Kremlini dëshiron t’i japë fund konfliktit në mënyrë diplomatike, por do të luftojë për tokat e Ukrainës deri në plumbin e fundit” nëse është e nevojshme, ka deklaruar një burim i afërt me Putinin për bloomberg.

Ndërsa SHBA është “gjithmonë e hapur” për bisedime, “në këtë moment, unë nuk e shoh atë”, kishte deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Forumin Ekonomik Botëror më 17 janar, kur u pyet në lidhje me perspektivat për një armëpushim afatgjatë të negociuar.

Ai paralajmëroi se lufta mund të shpërthejë në çdo moment - kush është Rob Bauer, admirali dhe kreu ushtarak i NATO-s
Lexo po ashtu Ai paralajmëroi se lufta mund të shpërthejë në çdo moment - kush është Rob Bauer, admirali dhe kreu ushtarak i NATO-s

“Duhet të ketë një vullnet nga ana e Rusisë për t’u angazhuar, për të negociuar me mirëbesim, bazuar në parimet bazë që janë sfiduar nga agresioni i saj – integriteti territorial, sovraniteti, pavarësia”, pohoi Blinken.

Ndryshe, kontaktet jozyrtare që përfshijnë ndërmjetës të SHBA-së dhe Rusisë janë zhvilluar vitin e kaluar në përpjekje për të eksploruar perspektivat për bisedimet e paqes.

Këto të ashtuquajtura iniciativa “Track 2” zakonisht përfshijnë njerëz pa pozita zyrtare, duke i lejuar qeveritë e tyre të mohojnë çdo rol në diskutime ndërsa janë të informuara për atë që thuhet. Megjithatë, nuk është e qartë nëse janë duke u bërë ndonjë përpjekje e rëndësishme për momentin.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori