Site icon Telegrafi

Blake Lively krahason veten me Khaleesi-n, fansat e “Game of Thrones” reagojnë negativisht

Blake Lively ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat e “Game of Thrones” pasi e krahasoi veten me Khaleesi, personazhin ikonik të serialit, në një mesazh për Justin Baldonin.
Ajo shprehu se si ka “dragonj”, të cilët mbrojnë ata që ajo do, duke aluduar në rolin e Daenerys Targaryen, e njohur për fuqinë dhe lidhjen me dragonjtë.

Megjithatë, shumë fansa të serialit nuk ishin të kënaqur me krahasimin, duke e konsideruar atë si një referencë të pasaktë, pasi Khaleesi përfundoi si një personazh që ra në çmenduri dhe hakmarrje, shkruan DailyMail.

Në mesazhin e dërguar, Blake theksoi se edhe ajo ka “dragonj”, por për të “mirë”.

Kjo shkaktoi kritika nga ndjekësit, të cilët kujtuan se Khaleesi në fund të serialit u bë një figurë kontestuese, duke shkatërruar një qytet të tërë.

Krahas kësaj, mesazhi i Blake ishte pjesë e një beteje ligjore me Baldonin, i cili e ka akuzuar për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi të tensionuar në setin e filmit “It Ends With Us”.

Baldoni pretendon se Blake, bashkë me bashkëshortin e saj Ryan Reynolds dhe një mik të famshëm, ushtroi presion mbi të për ndryshimet në skenar.

Kjo ka çuar në tensione të mëdha dhe ndryshime të shpeshta në skenar, duke shkaktuar vonesa dhe stres për ekipin e prodhimit. /Telegrafi/

Exit mobile version