Përbërësit:
▪ 225 gram gjalpë kikirikësh
▪ 225 gram sheqer i lëngët
▪ Një ve
▪ Miell
▪ Vaj
Përgatitja:
Përzieni gjalpin dhe sheqerin e lëngët dhe më pas thyeni një vezë.
Vazhdoni të përzini mirë, deri masa të bëhet e njëjtë. Kësaj mase shtojini pak vaj dhe miell, derisa të forcohet masa.
Më pas, krijoni biskota të rrumbullakëta dhe shtypini mirë me piru.
Lyeni tepsinë me vaj dhe vendosini biskotat.
Piqni në furrë të nxehtë prej 225 gradë Celsius, për 12 minuta.
Varësisht nga disponimi, mund t’i shërbeni me qumësht apo me liker alkoolik. /Telegrafi/