Big Mama dhe Antonela Berisha kanë qenë dy nga personazhet e famshme që u përfshinë në konflikte të shumta brenda Big Brother VIP.
Pas një debati që kishin në një nga spektaklet, këngëtarja shqiptare u detyrua që ta linte shtëpinë.
Ajo ka folur disa herë për të, gjersa ka rikthyer sërish në vëmendje në një nga intervistat e fundit.
Në “Zemër Luana”, Big Mama duhej t’i thonte tre emra të showbizit që nuk i duron dot.
E njëjta shtoi se e dinë e gjithë Shqipëria se kë nuk e duron, por që ajo nuk mund të quhet artiste.
“Ajo nuk është artiste, është leckë. E din e gjithë Shqiptaria. Antonelën nuk e duroj. Artiste, ofendohen artistët nëse e krahasoj atë me artistët”, u shpreh Big Mama.
Duket se vajzat kanë akoma hatër mbetje me njëra-tjetrën dhe se nuk flasin. /Telegrafi/