LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të rinjve nga Maqedonia që nisen drejt fronteve të luftës në Lindje të Mesme

Bie numri i të rinjve nga Maqedonia që nisen drejt fronteve të luftës në Lindje të Mesme

Sot u promovua hulumtimi ”Angazhimet e Republikës së Maqedonisë në kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm, shikim kah shoqëria qytetare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky hulumtim është përgatitur nga Analitika Think Tank, në periudhën shtator 2015 – shtator 2016, me mbështetje të ambasadës amerikane në Shkup.

Me këtë rast, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se është me rëndësi të veçantë që Maqedonia, si një shoqëri shumëetnike, të jetë e gatshme për t’u përgjigjur ndaj çdo lloj ekstremizmi dhe ekstremizmi të dhunshëm, që paraqet sfidë serioze.


Ai shtoi se është me rëndësi se si të veprohet për të parandaluar që njerëzit të mos radikalizohen dhe të mos nisen për në shtetet ku ka luftime, si edhe të bëhet risocializimi i atyre që janë kthyer nga frontet e luftës në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, ambasadori amerikan Jess Baily theksoi se çshtja e ekstremizmit të dhunshëm është fenomen me të cilin përballen shumë vende.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se ka rënë numri i të rinjve të Maqedonisë që shkojnë në fronte lufte në Siri ose Irak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori