Presidenti Joe Biden tërhoqi të mërkurën një seri urdhrash ekzekutivë të epokës Trump që kërkonin të ndalonin shkarkimet e reja të aplikacioneve WeChat dhe TikTok dhe urdhëroi një departament të Tregtisë rishikimin e shqetësimeve të sigurisë të paraqitura nga ato aplikacione dhe të tjera.
Administrata e ish-presidentit Donald Trump ishte përpjekur të bllokonte përdoruesit e rinj nga shkarkimi i aplikacioneve dhe të ndalonte transaksione të tjera teknike të aplikacioneve TikTok dhe WeChat, të cilat janë në pronësi kineze, dhe se të dy këto aplikacione do të bllokoheshin edhe për përdorim në Shtetet e Bashkuara.
Gjykatat bllokuan ato urdhra, të cilat kurrë nuk hynë në fuqi.
Një rishikim i veçantë i sigurimit kombëtar të SHBA-së për TikTok i filluar në fund të vitit 2019 mbetet aktiv dhe i vazhdueshëm, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke refuzuar të ofrojë ndonjë detaj. Shtëpia e Bardhë mbetet shumë e shqetësuar për rreziqet e të dhënave të përdoruesve të TikTok, u tha gazetarëve një tjetër zyrtar i administratës.
TikTok dhe WeChat nuk pranuan të komentojnë asgjë në lidhje me këtë vendim, shkruan Reuters.
Urdhri i ri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden revokon urdhrat që Trump lëshoi në gusht për këto aplikacione, së bashku me një tjetër në janar që synonte tetë aplikacione të tjera të programeve të komunikimit dhe teknologjisë financiare, dhe të gjitha nga Kina, transmeton Telegrafi.
Administrata e Trump pretendoi se WeChat dhe TikTok paraqisnin shqetësime të sigurisë kombëtare me kërcënimin që të dhënat e ndjeshme personale të përdoruesve të SHBA-së mund të mblidheshin nga qeveria e Kinës.
Si TikTok, i cili ka mbi 100 milionë përdorues në Shtetet e Bashkuara dhe WeChat kanë mohuar të paraqesin shqetësime të sigurisë kombëtare.
Administrata Trump kishte apeluar urdhrat gjyqësorë duke bllokuar ndalimet në TikTok dhe WeChat, por pasi Biden mori detyrën në janar, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kërkoi të ndërpresë apelet.
Urdhri ekzekutiv i Biden gjithashtu kërkon nga Departamenti i Tregtisë që brenda 120 ditësh të bëjë rekomandime për të mbrojtur të dhënat e SHBA të marra ose të arritshme nga kompanitë e kontrolluara nga kundërshtarët e huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Twitch do të ofrojë para edhe për transmetuesit fillestarë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Skype po mbyllet përfundimisht

Vlerësohet si telefoni më i shëmtuar: Nothing ka prezantuar Phone (3a) Pro VIDEO

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk