LAJMI I FUNDIT:

Bezhovska: Pa investimeve kapitale s’ka rritje ekonomike

Bezhovska: Pa investimeve kapitale s’ka rritje ekonomike

Pa realizimin e investimeve kapitale, rritja e dëshiruar ekonomike nuk do të arrihet, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhovska, sipas së cilës të dhënat më të fundit për rritjen e PBV-së prej 3.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë se hendeku midis parashikimeve dhe arritjeve po fillon të ulet. Por, siç tha ajo, dy tremujorët e ardhshëm janë të rëndësishëm për atë se në ç’drejtim do të lëvizë ekonomia.

“Në dy tremujorët e parë, nëse e shohim në mënyrë koumulative, ka një rritje ekonomike prej 1.6 për qind. Parashikimet tona për gjysmën e parë të vitit ishin rritje me rreth 3 për qind. Megjithatë, nëse shihen të dhënat , vizavi projeksioneve tona, është e qartë se lëshimi dhe dështimi janë të përqendruara në segmentin e investimeve dhe një pikë kyçe do të jetë rivitalizimi i ciklit të investimeve në ekonominë tonë”, theksoi Anita Angelovska Bezhovska.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski qëndron fortë në qëndrimin se në këtë moment nuk është i nevojshme rebalanc, sepse buxheti mbushet më mirë se sa ishte planifikuar. Sa i përket investimeve kapitale, ku ka dështimin më të madh, ai pret një realizim më të mirë në tremujorin e fundit të këtij viti. Sipas tij, të dhënat për rritjen e prodhimit industrial, eksportit, investimeve të huaja dhe pagave tregojnë se ekonomia po fillon të rritet seriozisht.


Ekonomia shkon në një drejtim pozitiv dhe kjo është më e rëndësishmja, të dhënat për tremujorin e dytë janë 3.1%. Ne vlerësojmë se Maqedonia ka kapacitetin për të arritur rritjen e parashikuar”, deklaroi Dragan Tevdovski.

Komiteti për Stabilitet Financiar të Bankës Popullore, në të cilën mori pjesë ministri Tevdovski, konstatoi se sistemi bankar është i qëndrueshëm, aktiviteti i bankave po rritet, kreditë jofunksionale janë zvogëluar.

Pas uljes së normës bazë të interesit, guvernatorja thotë se ka vend për përshpejtimin e aktivitetit të kredisë, veçanërisht në sektorin e korporatave. Sipas Angelovska Bezhoska, stabilizimi i krizës politike i jep impuls pozitiv ekonomisë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori