Skuadra e Mechelenit barazoi 1-1 ndaj St. Truiden në javën e 27-të të elitës së futbollit belg.
Trajneri shqiptar i Mechelenit, Besnik Hasi, ishte tejet i nervozuar pasi një tifoz i klubit të tij filloi të ofendonte nga tribunat.
Hasi nisi të debatonte me tifozin që ndodhej në tribunë dhe gati sa nuk u ngjit lart për t’u përballur me të edhe fizikisht.
Pas ndeshjes, trajneri shqiptar deklaroi se detyra e tij ishte të mbronte lojtarët e tij.
Skuadra e Hasit aktualisht është në vendin e nëntë me 32 pikë pas 26 xhirosh të zhvilluara. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore