Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha thotë se qeveria e re e pritshme në Prishtinë, që do të dalë pas zgjedhjeve të fundit, duhet të tregojë kujdes në marrëdhëniet me administratën e re amerikane të Presidentit Donald Trump.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Berisha theksoi se nuk pret ndryshim të qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, por u bëri thirrje zyrtarëve të të dyja vendeve të angazhohen për të përmbushur detyrimet e tyre.
Për Kosovën kjo do të thotë krijimi sa më i shpejtë i një qeverie të re të qëndrueshme dhe të gatshme të përballet me sfidat përpara saj. Ai nënvizoi edhe nevojën për bashkërendim të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare me komunitetin shqiptaro-amerikan për lobim në emër të tyre në Uashington.
Duke folur për administratën e Presidentit Trump, Berisha u shpreh se ajo do të jetë më e fuqishme, më e organizuar dhe me qëndrime të rrepta ndaj vendeve ku ekzistojnë konflikte.
“Kjo administratë është pak më e veçantë. Ka patur edhe një administratë më të hershme të Presidentit Trump, por mendoj se kjo do të jetë më konçize, më e fuqishme, shumë më e organizuar, më e detajuar, por që do t’i ketë qëndrimet e veta më të rrepta ndaj vendeve ku mund të ketë konflikte dhe ka gjëra të cilat duhet të bisedohen dhe përfundohen në bisedime paqësore. Këtu vjen edhe Kosova dhe qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit të Kosovës duhet të jenë shumë të ndërgjegjshëm”, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-të dhe të angazhohen seriozisht për të avancuar proceset diplomatike.
Berisha tha se gjatë takimeve të fundit me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, është rikonfirmuar qëndrimi për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar këtë si një prioritet për të ardhmen e vendit.
“U pajtuam edhe sot gjatë bisedimeve me miqtë tanë në Departamentin e Shtetit, që qeveria e re e cila do të formohet në Kosovë dhe të formohet sa më parë nga partia që fitoi shumicën apo edhe në partneritet me ndonjë parti tjetër politike në Kosovë. Por është e domosdoshme që kjo qeveri të jetë e fuqishme dhe të mos ketë pengesa gjatë zhvillimit dhe punës së saj katërvjeçare”, shtoi ai.
Duke komentuar raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, Berisha paralajmëroi se qeveria e re duhet të ndryshojë qasjen e saj në mënyrë të ndjeshme, duke qenë shumë më e kujdesshme dhe e përkushtuar në ndërtimin e lidhjeve diplomatike.
Ai shtoi se Federata “Vatra” dhe komuniteti shqiptaro-amerikan do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe administratës amerikane.
Në fund, ai theksoi rëndësinë e një lobimi më të organizuar të diasporës shqiptare në SHBA, duke u angazhuar për ta ngritur këtë nivel në një stad më të lartë dhe më efikas për interesat e Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi.
“pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, lobimi i organizuar – sepse lobimi shqiptar nuk është ndalur asnjëherë në Uashington, është bërë në mënyrë individuale dhe grupore, por nuk është ndalur asnjëherë dhe as që do të ndalet ndonjëherë. Por në mënyrë të organizuar, siç ka qenë në vitet 1990, nuk ka qenë. Realisht nuk e kemi marrë përkrahjen e qeverive në vazhdimësi, sepse edhe nuk ka qenë pjekuria e tillë. Nuk dua që t’i amnistoj ata, por unë mendoj që nuk ka qenë në nivelin e dëshirueshëm dhe të nevojshëm”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë