Site icon Telegrafi

Bëri deklaratë të turpshme për yllin francez, Sampaoli kërkon falje për fjalët e tij

Trajneri argjentinas, Jorge Sampaoli, shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i kërkuar falje futbollistit francez, Ousmane Dembele, pasi kritikoi sulmuesin e PSG-së duke thënë se luante “si një person me autizëm”.

Përmes një historie në Instagram, trajneri argjentinas ka shprehur keqardhje për të gjitha polemikat rreth deklaratave të tij, duke theksuar se nuk kishte ndërmend të fliste për autizmin, por për individualizmin e lojtarit.

“Nuk ka qenë kurrë qëllimi im t’i referohem autizmit. U kërkoj falje të gjithëve. Doja të flisja për individualitetin. Gjithmonë duhet të kesh shumë kujdes me fjalët që përdor”, ka shkruar trajneri 64-vjeçar.

Lexo po ashtu Sampaoli me deklaratë të turpshme ndaj Dembeles: Ai luan sikur vuan nga autizmi

Pavarësisht se zhvilloi një Euro 2024 nën pritshmëritë, Dembele pati një sezon të mirë me PSG-në, pasi kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhënë 14 asistime në 42 ndeshje.

Në përfundim të sezonit 2023/2024, ish-sulmuesi i Barcelonës fitoi Ligue 1, Kupën dhe Superkupën e Francës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version