LAJMI I FUNDIT:

Beqir Fejzullahu zgjidhet kryetar i PDK-së në Shtërpcë

Beqir Fejzullahu zgjidhet kryetar i PDK-së në Shtërpcë

Në prani të delegatëve të nëndegëve të Degës së PDK-së në Shtërpcë, sot, u mbajt kuvendi zgjedhor i Degës, ku u zgjodh me vota të fshehta, Këshilli drejtues me 31 anëtarë dhe 4 delegatët për konventën e përgjithshme si dhe kryetari i degës, Beqir Fejzullahu.

Siç njofton PDK, Dekada e Re dhe vizioni i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, kanë gjetur në mesin e anëtarëve të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës, optimizëm dhe gatishmëri për zbatimin e platformës dhe vizionit më optimal për secilin qytetar, në dekadën që po vije.

Dekada e Re, i takon të rinjve dhe grave, por edhe të gjithë qytetarëve me besim, zhvillim dhe integrim, u tha në fillim të kuvendit zgjedhor në Shtërpcë. Kjo frymë e brendshme optimiste, me vizion dhe platformë, po kryen me sukses procesin e brendshëm zgjedhor, përcjell Telegrafi.


“Kryetari i degës së PDK-së në Shtërpcë, u zgjodh aktivisti i mirënjohur i PDK-së, aktualisht zëvendës ministër, Beqir Fejzullahu.

Procesi zgjedhor po ecën sipas planit, pa asnjë vërejtje, në pajtim me rregulloret dhe procedurat, theksoi anëtari për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në PDK, Ilir Gashi, dhe shtoi se dinamika është e tillë që gjatë Marsit të këtij viti, pritet të finalizohet procesi i brendshëm zgjedhor me Konventën e përgjithshme.

Këtë javë, kuvendet e nëndegëve janë mbajtur në nëndegët: Fushë Kosova 5, Mushtisht, Cerovikë, Zabërgjë, Istogu Qendra, Kastriot- Nëndega 2, Lugishtë-Has, Samadrxhë, Gjonaj, Gllarevë, Stapanicë, Rigjevë, Bujan, Dobërdolan, Lipjani-2, Fushë Kosova-1,Kobajë, dhe vazhdojnë me tubime zgjedhore gjithandej në nëndegët e PDK-së në tërë vendin’, njofton PDK.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori