Një numër deputetësh të grupit parlamentar të Listës Serbe janë kthyer të enjten në Kuvendin e Kosovës.
Ata i kanë dhënë fund “ngrirjes“ së pjesëmarrjes së tyre në Kuvend, për shkak se, siç është thënë, “tërheqja para problemeve dhe bojkotimi i institucioneve për herë të dytë“ nuk ka sjellë asnjë ndryshim.
Deputetët e kësaj liste, të cilët i takojnë Lëvizjes Socialiste, si dhe Slobodan Petroviq nga Partia e Pavarur Liberale, të enjten kanë qenë të pranishëm në seancën e Kuvendit, lidhur me buxhetin e Kosovës.
Në seancë kanë munguar deputetët që i takojnë Partisë Përparimtare Serbe në kuadër të Listës Serbe.
Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, të enjten, ka thënë se kushtet politike për kthim, realisht nuk janë përmbushur, por, që “ky është tentimi i fundit për të verifikuar demokracinë në Kosovë“.
“Lista Serbe, përmes përfaqësuesve të saj politik, do të vazhdojë që të luftojë në mënyrë të vazhdueshme për të drejtat e bashkësisë serbe dhe do të luftojë vetëm përmes institucioneve qendrore dhe në këtë mënyrë ta përmbushim qëllimin tonë, e ky është forcimi i pozicionimeve institucionale dhe respektimi i të gjitha të drejtave të popullit serb që jeton në Kosovë“, ka thënë Simiq.
Ai ka përkujtuar se Lista serbe edhe më tej është kundër Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për Investime Strategjike.
Simiq gjithashtu ka njoftuar Kuvendin e Kosovës që grupi parlamentar i Listës Serbe më nuk i numëron 11, por 9 deputetë, sepse Nenad Rashiq dhe Adem Hoxha janë përjashtuar nga ky grup për shkak të “krizës politike brenda Listës Serbe”.
Lidhur me kthimit e një numri të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq. Përmes një komunikate për medie, ai ka theksuar se ky kthim tregon që “deklaratat për tradhti të Lëvizjes së Socialistëve dhe për vazhdimësi të politikës së Partisë së Pavarur Liberale, janë të sakta”.
“Do të përpiqemi që t’ju sjellim në masën e pushtetit që e meritoni, më saktësisht që t’ju heqim pushtetin, sepse jeni treguar të padenjë që ta përfaqësoni popullin serb”, ka thënë Stojanoviq.
Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, përmes një komunikate për medie, ka kundërshtuar kthimin e një numri të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
“… nuk mund të fajësojë shumë të gjithë ata njerëz, të cilët, ditëve të fundit, funksionarët e Lëvizjes Socialiste në Kosovë, po i quajnë tradhtarë. Është e qartë se anëtarët e Lëvizjes Socialiste të Mustafës, Che Guevara-n e kanë ndërruar me Enver Hoxhën, për një grusht parash shqiptare”.
“Kushdo që e ndërpret këtë protestë të imponuar politike të serbëve të Kosovës, pa mëdyshje është fajtor për shitjen e interesave kombëtare të serbëve. Ata që kanë vendosur për një veprim të tillë, le ta pyesin veten se si do t’i shohin në sy bashkëkombësit e tyre, minatorët në Trepçë dhe anëtarët e familjeve të tyre”, thotë Gjuriq në komunikatë.
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Rangjel Nojkiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se përçarja brenda Listës Serbe nuk paraqet befasi, sepse ajo ekziston tash e një kohë të gjatë, pavarësisht se përfaqësuesit e kësaj Liste e kishin mohuar një gjë të tillë.
“Ata janë arsyetuar se gjoja ekziston një unitet absolut dhe se, megjithatë, dallimet e vogla nuk ndikojnë rëndësishëm në zhvillimet në këto hapësira. Kjo është në mënyrë absolute e pasaktë dhe tash kjo edhe u vërtetua. Kthimi i tyre në Kuvend, për mua, nuk paraqet befasi, sepse unë për një kohë të gjatë kam thënë se jashtë institucioneve nuk mund të bëhet asgjë dhe se gjërat zgjidhen në institucione. Aty duhet të ekzistojë lufta dhe mbrojtja e interesave”, tha Nojkiq.
Deputetët e Listës Serbe, por edhe përfaqësuesit e kësaj liste në Qeverinë e Kosovës, patën “ngrirë” pjesëmarrjen e tyre në institucionet qendrore, në shenjë kundërshtimi ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për Investime Strategjike nga Kuvendi i Kosovës, në tetor të këtij viti.
Brenda Listës Serbe ka ardhur deri te përçarja ndërmjet anëtarëve të dy partive, pas ndërrimit të Ljubomir Mariqit nga posti i ministrit për Administrim të Pushtetit Lokal, javën e kaluar dhe në vend të tij është emëruar Mirjana Jevtiq. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?