Mbrojtësi i krahut të djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin po bën presion për t’u bashkuar me Interin këtë verë.
Interi është i interesuar të gjej një profil të konfirmuar për të zëvendësuar Achraf Hakimin, i cili u transferua para disa ditësh te Paris Saint-Germain.
Njëri nga emrat më të përfolur për ta pasuar Hakimin është spanjolli i Arsenalit, Bellerin.
Sipas Calciomercato.com, 26-vjeçari thuhet se dëshiron të largohet nga Emirates pasi ka kaluar dhjetë vjet në Londër pas kalimit të tij nga Barcelona më 2011.
Interi besohet se është i etur për të siguruar shërbimet e spanjollit, ndërsa edhe Bellerin është gati të bëjë lëvizjen në Itali pasi PSG përfundoi interesin e tyre për të nënshkruar atë për shkak të arritjes së Hakimit.
Arsenali do të ishte i lumtur të huazonte Bellerin te Interi, por vetëm nëse skuadra e Simone Inzaghi bie dakord për një detyrim blerje prej 20 milionë euro vitin e ardhshëm. /Telegrafi/