Bëjeni jetën tuaj më të lehtë! Tri metoda të thjeshta për t’i lehtësuar alergjitë e pranverës
Alergjitë e zakonshme të pranverës këtë vit u shfaqën pak më herët se zakonisht
Ditët me diell, temperaturat e këndshme dhe bimët e lulëzuara për personat që kanë problem me alergjitë, janë një periudhë që kërkon kujdes të veçantë, por edhe përgatitje, në mënyrë që të shmangen plotësisht alergjitë apo të shfaqen sa më pak.
Alergjitë prekin deri në 30 për qind të popullsisë së botës dhe kjo përqindje është vazhdimisht në rritje, transmeton Telegrafi.
Ky reagim i tepruar i sistemit imunitar të njeriut ndaj ekspozimit ndaj substancave, që në shumicën e njerëzve nuk shkakton reaksion, mund të lehtësohet, përveç antihistaminave, edhe nga aktivitetet e përditshme që do të na lehtësojnë jetën.
Dush para gjumit
Nëse keni qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe nuk keni bërë dush para gjumit, ekziston mundësia që poleni të mbetet në shtratin tuaj dhe të jeni të ekspozuar ndaj alergjenëve gjatë gjithë natës.
Trajnim në ambiente të mbyllura
Nëse jeni tip që zgjoheni herët në mëngjes dhe preferoni stërvitjen në atë kohë të ditës, duhet të dini se përqendrimi i polenit është më i lartë në periudhën nga ora 5 deri në 10 të paradites. Prandaj, merrni parasysh ta bëni stërvitjen në ambiente të mbyllura ose të ndryshoni kohën kur ushtroheni.
Pastrim i rregullt i hapësirës së banimit
Çarçafët duhet të lahen në 90 gradë për të eliminuar të gjitha grimcat e polenit. Lani të paktën dy herë në javë dhe rregullisht fshijeni pluhurin, duke reduktuar kështu edhe praninë e polenit në dhomë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës