Viti 2023 shënon 140 vjetorin e botimit të revistës së parë në gjuhën shqipe.

Revista ruhet në fondin e bibliotekës “Qemal Baholli” në Elbasan dhe titullohet “Flamuri i Arbrit”.


Kjo revistë u botua për herë të parë nga Jeronim De Rada në vitin 1883 me synimin për të ruajtur dhe përçuar gjuhën Shqipe.

Në revistën e parë shqipe De Rada trajtoi çështje kulturore, letrare, shoqërore, por edhe problematika të politikës së kohës.

 “Viti 2023 është viti i 140 i botitmit të revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbrit” botuar nga De Rada në vitin 1883. Është një revistë kulturore, letrare, shoqërore, por mbi të gjitha në këtë revistë trajtohen probleme politike të kohës.

245375716 3153802268232411 983763401603447536 n

De Rada ka pasur si qëllim të çojë në fund amanetin e heroit tonë Skënderbeut për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe”, tha Manjola Hatellari Drejtoreshë e Bibliotekës “Qemal BaholliNë kuadër të përvjetorit të kësaj reviste  në bibliotekën publike të Elbasanit u organizua një miniekspozitë.“Kjo miniekspozitë e revistës së parë “Flamuri i Arbrit” është një kujtesë e mirë për të gjithë qytetarët sepse pas Lidhjes së Prizrenit u lanë shumë detyra për ruajtjen e përhapjen e gjuhës shqipe dhe ndjenjës partiotike. Revista e parë “Flamuri i Arbrit” është një revistë në gjuhën e arbëreshëve dhe një faqe në italisht”, tha Fetah Biza, hulumtues.

Në revistën e parë shqip De Rada dha përshkrime mahnitëse për krahinën e Korçës dhe të Krujës duke përshkruar me detaje fshatrat dhe kulturën. Ndoshta jeta e shkurtër 5 vjeçare e kësaj reviste nuk i dha kohë De Radës të shkruante edhe për krahinat e tjera të Shqipërisë, raporton euronewsal.