David Beckham ka hedhur poshtë idenë për t'u bërë menaxher i Manchester Unitedit.

Por, legjenda e Djajve të Kuq ka hapur derën e mundësisë për të prananur rolin e menaxherit të Anglisë.


I pyetur nëse ai kishte ndonjëherë ambicie për t'u bërë menaxher i Unitedit, ai mohoi diçka të tillë.

"Jo, aspak", u përgjigj fillimisht Beckham.

"Nëse dikush kthehet drejt meje dhe thotë: 'Nëse puna në Angli lirohet, a do ta merrje?', Do të thotë sigurisht që do të mendoja për këtë".

beckham ish madrileni flet me emocione p euml r xavin foto hd

"Kjo sepse jam një anglez i apasionuar dhe jam i apasionuar në lidhje me skuadrën tonë kombëtare, por a do të isha trajner i mirë? Kush e di?".

"Është një punë ëndërr, por Gareth po bën punën më të jashtëzakonshme për ne tani".

"Ai ka rikthyer energji dhe kënaqësi në lojë dhe tifozët - përfshirë edhe unë - po e shijojnë atë", përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

telegrafi sport app