Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar një video të re nga Dubai, ku shihet duke bërë “gëzuar” me një mashkull misterioz.
Artistja e njohur ka qëndruar këto ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ishte e ftuar speciale për të performuar në një event të organizuar nga “Naked Heart Foundation”, një organizatë bamirësie.
Në videon e shpërndarë në Instagram Story, Bebe shihet duke ngritur një gotë në shenjë feste, ndërsa pranë saj ndodhet një mashkull, identiteti i të cilit nuk dihet.
Gjithsesi, ajo që e bën edhe më të veçantë këtë moment është e qeshura e saj karakteristike, e cila lë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë romancë të re, por thjesht për një moment gazmor me një person nga stafi i saj.
Rexha, e njohur për humorin e saj në rrjetet sociale, shpesh ndan momente spontane nga përditshmëria e saj, duke mbajtur të angazhuar miliona fansa anembanë botës.
Ndërkohë, kujtojmë që pak para Shën Valentinit, këngëtarja 34-vjeçare konfirmoi se është beqare, pasi i dha fund lidhjes së saj me arkitektin grek, Simos Liakos.
Pas ndarjes, Bebe është fokusuar te karriera dhe koncertet e saj, duke vijuar të jetë një prej emrave më të kërkuar në industrinë muzikore globale. /Telegrafi/