Bayerni theu këto dy rekorde në Ligën e Kampionëve

Jemi mësuar të shohim se si po i thyen rekordet Lionnel Messi me Barcelonën si dhe sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Por, mbrëmë kampioni gjerman ka thyer dy rekorde, të cilat nuk i ka arritur Barcelona dhe as Real Madridi.
Ekipi i Pep Guardiolës ishte në prag të eliminimit, por u rikthye në minutat e fundit për tu kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.
Bayern Munich triumfoi mbrëmë kundër Juventusit në saje të shtesave prej 2x15 minutash pasi që paraprakisht ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat të përgjithshëm, 4:4.
Së bashku me këtë, të besuarit e Pep Guardiolës kanë vendosur edhe dy rekorde të reja në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Bavarezët pas triumfit të mbrëmshëm kanë shtuar numrin e çerekfinaleve, përkatësisht kjo është hera e 15 radhazi që klubi gjerman e ka arritur - asnjë klub tjetër nuk e ka arritur këtë numër të Bayernit.
Të besuarit e trajnerit spanjoll kanë shënuar si vendas nga tre gola në shtatë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve - sërish, bëhen i vetmi klub që ka arritur këtë rekord. /Telegrafi/






















































