Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich është duke u përgatitur për ta rinovuar skuadrën.

Bavarezët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e dy mbrojtësve të talentuar francez Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez që do t’i bashkohen ekipit në verë.


Ndërkohë objektivi madhor i Bavarezëve mbetet talenti i jashtëzakonshëm gjerman Kai Havertz.

19-vjeçari ka shkëlqyer në dy stinorët e fundit me Bayer Leverkusenin ku edhe ka rritur dukshëm çmimin e tij.

GettyImages 1095819362 Kai Havertz. (Foto: Jörg Schüler/Getty Images/Guliver)

Sport Bild ka raportuar se Bayerni synon në verë transferimin e Havertz dhe ta lë atë në huazim te Leverkusen deri në verën e vitit 2020.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka luajtur në 34 ndeshje këtë edicion me fanellën e Leverkusen ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Për ta transferuar në Allianz Arena talentin gjerman, Bayerni ka gati 65 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app