Klubi më i madh gjerman, Bayern Munichu mund të jetë gati të marrë sërish një nga lojtarët më të mirë të rivalit të tyre më të madh, Borussia Dortmund.
Në vitet e fundit, Bavarezët e pamëshirshëm kanë marrë lojtarë si Mario Gotze, Mats Hummels dhe Robert Lewandowski, duke i dobësuar në mënyrë të konsiderueshme rivalët e tyre.
Dortmundi ia ktheu mbrapsht Bayernit duke u marrë mbrojtësin Niklas Sule, si një transferim të lirë në verën e vitit 2022.
Por, Bayerni duket se do të përsërisë sulmet e tyre ndaj Dortmundit edhe një herë, vetëm disa ditë pasi i fitoi titullin e Bundesligës në një ‘finale’ dramatike.
Goli i Jamal Musiala në minutën e 89-të për Bayern në Koln vulosi titullin e 11-të radhazi në Bundesliga, duke thyer zemrat e Dortmundit pas barazimit 2-2 me Mainz.
Dhe Bayern po planifikon t’i shtojë kripë në plagët duke u përpjekur të joshë Raphael Guerreiro në klub. Sipas Florian Plettenberg, mbrojtësi i majtë po tërheq interes nga kampionët dhe bisedimet e para mes dy palëve ishin “pozitive”.
Ai thuhet se është i etur për një lëvizje në Allianz Arena pasi është i lumtur në Gjermani dhe dëshiron të vazhdojë të luajë në Bundesligë.
❗️News #Guerreiro: The player is aware of Bayern‘s interest. Understand he can really imagine to join Bayern as he would like to continue in Germany. Bayern wants him as revealed. First talks were very positive.
➡️ Some team mates are also aware of the fact that Bayern wants… pic.twitter.com/MuwJ96mq7c
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 30, 2023
Guerreiro ka folur me shokët e skuadrës së Dortmundit për interesin e Bayernit dhe ai gjithashtu ka një marrëdhënie të fortë me trajnerin Thomas Tuchel, me të cilin ai ka punuar kur ishte trajner i BVB.
Portugezi shënoi në paraqitjen e tij të fundit për Dortmund të shtunën, pasi tani ka njoftuar se do të largohet si transferim i lirë.
“Pas shtatë vitesh të mrekullueshme, është koha që unë t’ju them lamtumirë të gjithëve me shumë trishtim. Kujtimet që bëra këtu më mësuan shumë për veten time në fushë, por gjithashtu më ndihmuan shumë duke ditur se çfarë dua vërtet në futboll”.
“Unë kam qenë gjithmonë vetvetja ndërsa kam mësuar dhe përmirësuar këtu dhe nuk do ta harroj kurrë dashurinë që kam marrë nga tifozët dhe bashkëlojtarët e mi gjatë këtyre shtatë viteve. Kam pasur rastin të luaj me disa lojtarë fantastikë!”, ka thënë Guerreiro.
Ai bëri 224 paraqitje, duke shënuar 40 herë dhe duke fituar kupën e Gjermanisë në dy raste. /Telegrafi/