LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Shkup dhe Gostivar, katër persona dyshohen për veprën “organizatë terroriste”

Bastisje në Shkup dhe Gostivar, katër persona dyshohen për veprën “organizatë terroriste”

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme që kanë filluar në dhjetor të vitit të kaluar, lidhur me parandalimin dhe shuarjen e kërcënimeve terroriste, dje nën udhëheqjen e një prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u krye aksioni i koordinuar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe departamenteve për shuarjen e krimit të organizuar dhe të rëndë dhe për operacione speciale policore në kuadër të Ministrisë së Brendshme.

Janë kryer bastisje në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar, përfshirë një shtëpi dhe objekte tjera, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pistoletë, material propagandistik, telefona, pajisje kompjuterike dhe sende të tjera që do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtutjeshme mjeko-ligjore.

Nga ky aksion policor janë ndaluar katër persona.


Aksioni është rezultat i veprimeve të kryera nga Laboratori i Forenzikës Digjitale pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku u zbuluan disa grupe në rrjetin social “Telegram”, në të cilat të dyshuarit ndanin materiale propaganduese të blerë dhe përkthyer më parë të ISIS-it dhe kanë rekrutuar anëtarë të rinj.

Prokurori kompetent, duke vepruar sipas kallëzimit penal, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj këtyre personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “organizatë terroriste”.

Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik në fjalë ka paraqitur propozime te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të gjithë të dyshuarve. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori