LAJMI I FUNDIT:

‘Bashkohuni për të shpejtuar procesin’: OBSH kërkon nga Evropa dhe kompanitë farmaceutike të bashkëpunojnë për vaksinat kundër COVID-19

‘Bashkohuni për të shpejtuar procesin’: OBSH kërkon nga Evropa dhe kompanitë farmaceutike të bashkëpunojnë për vaksinat kundër COVID-19

Evropa dhe grupet e farmacive duhet të punojnë së bashku për të përshpejtuar vaksinimet kundër Covid-19 dhe për të ndarë doza me vendet më të varfra, tha të premten kreu i degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke shprehur shqetësim në lidhje me përhapjen e varianteve të virusit.

“Ne duhet të bashkohemi për të shpejtuar vaksinimet”, ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, për AFP në një intervistë, ndërsa Evropa bën përpjekje për të kapërcyer një fillim të ngadaltë të fushatës së saj të vaksinimit mes tensioneve midis Brukselit dhe prodhuesve të vaksinave, përcjell Telegrafi.

Kluge tha se kompanitë farmaceutike konkurruese duhet të bashkojnë përpjekjet për “rritjen drastike të kapacitetit të prodhimit”.


Sipas France24, përcjell Telegrafi, në Bashkimin Evropian, vetëm 2.5% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës, megjithëse njoftimet nga disa laboratorë për rritjen e dërgesave të vaksinave kanë rritur shpresat për një përshpejtim të procesit.

I pyetur nëse vaksinat e disponueshme që nga dhjetori do të ishin efektive kundër varianteve të reja të virusit, Kluge u përgjigj: “Kjo është pyetja e vështirë. Jam i shqetësuar për këtë”.

“Ne duhet të jemi të përgatitur” për mutacione të reja problematike të virusit, paralajmëroi ai, duke u bërë thirrje vendeve të zgjerojnë kapacitetin e tyre të sekuencave gjenomike.

Ai gjithashtu ka përsëritur thirrjen e OBSH-së për vendet e pasura për të treguar solidaritet ndaj kombeve të varfra të paaftë për të blerë vaksina, duke i nxitur të pasurit të ndajnë dozat e tyre pasi të kishin inokuluar një pjesë të popullsisë së tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Macron: Sulmi me thikë ishte

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori