LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për kondicionerë inverter

Bashkia e Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për kondicionerë inverter

Bashkia e Shkupit edhe gjatë vitit 2022 do të vazhdojë me masën për ndarjen e subvencioneve për qytetarët për blerjen e kondicionerëve inverter për ngrohje.

Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e djeshme miratoi Programin për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje 2022, me të cilin përcaktohet mënyra dhe kushtet për realizimin e aktiviteteve për subvencionimin dhe financimin e tyre.

Ata shtojnë se në periudhën e ardhshme do të shpallet thirrja publike për subvencione, ku do të mund të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kushtet e parapara, dhe të gjithë ata që kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 01.01.2022.


“Sipas programit të sivjetshëm, për këtë qëllim janë paraparë 24 milionë denarë, ndërsa qytetarëve do t’u komenzohen në tërësi shpenzimet për blerjen e kondicionerit inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë neto. Këto subvencione janë pjesë e masave të parashikuara në Planin e veprimit për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin e veprimit të Strategjisë për ndryshime klimatike të Qytetit të Shkupit. Sipas studimeve të shumta për cilësinë e ajrit në Shkup, pjesëmarrjen më të madhe në emetimin e grimcave PM10 dhe PM2.5 e ka ngrohja e banesave që nuk kanë ngrohje qendrore”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Sipas programit të sivjetshëm, për këtë qëllim janë paraparë 24 milionë denarë, ndërsa qytetarëve do t’u rimbursohen në tërësi shpenzimet për blerjen e kondicionerit inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë neto./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori