Bashkëthemeluesi i Apple thotë se Inteligjenca Artificiale mund ta bëjë më të vështirë zbulimin e mashtrimeve

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale (AI) mund t’i bëjë mashtrimet dhe dezinformatat më të vështira për t’u dalluar.
Wozniak thotë se ka frikë se teknologjia do të shfrytëzohet nga “njerëz dashakeq”, transmeton Telegrafi.
Duke folur për BBC, ai tha se përmbajtja e AI-s duhet të etiketohet qartë dhe rregullimi ishte i nevojshëm në këtë sektor.
Pionieri i informatikës nënshkroi një letër në mars së bashku me miliarderin Elon Musk duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e modeleve më të fuqishme të AI-s.
Wozniak i njohur më mirë në botën e teknologjisë si Woz, është një veteran i Silicon Valley i cili bashkëthemeloi Apple me Steve Jobs dhe shpiku kompjuterin e parë Apple.
Duke folur për BBC, ai foli për përfitimet e AI-s dhe shqetësimet e tij.
“AI është aq inteligjent sa është e hapur për lojtarët e këqij, ata që duan t’ju mashtrojnë se kush janë”.
Termi AI mbulon sistemet kompjuterike të afta për të kryer detyra që normalisht do të kishin nevojë për inteligjencë njerëzore. Kjo përfshin chatbot të aftë për të kuptuar pyetjet dhe për t’u përgjigjur me përgjigje të ngjashme me njeriun, dhe sisteme të afta për të njohur objektet në foto.
Wozniak nuk beson se AI do të zëvendësojë njerëzit sepse i mungojnë emocionet, por ai paralajmëroi se, sipas tij, do t’i bëjë ‘aktorët e këqij’ edhe më bindës, sepse programet si ChatGPT mund të krijojnë tekst që “tingëllon kaq inteligjent”.
Ai mendon se përgjegjësia për çdo gjë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe më pas e postuar në publik, duhet t’u mbetet atyre që e publikojnë.
“Një njeri duhet të marrë me të vërtetë përgjegjësinë për atë që gjenerohet nga AI”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë
Ndalohet përdorimi i iPhone në Siri

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Rusia blen mikro-çipa dhe dronë përmes Kazakistanit

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë