Barcelona është tejet e interesuara për të transferuar Alessio Romagnolin nga Milani.
Skuadra katalunase ka kohë që po e shikon me vëmendje zhvillimin e mbrojtësit italian dhe ata janë të bindur se mund të përfitojnë nga cilësitë e tij.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, e ardhja e Romagnolit te Milani është në ajër dhe Blaugranasit mund të përfitojnë nga kjo gjë.
Lojtari 26-vjeçar po i afrohet 18 mujorshit të tij në kontratë dhe është i gatshëm që të provojë një aventurë të re.
Në anën tjetër, Rossonerët ende nuk i kanë ofruar Romagonlit një marrëveshje të re, duke shtuar zërat për një shitje të mundshme.
Barcelona është e gatshme që të pres deri në vitin 2022, për ta transferuar më pas atë si lojtar të lirë, me një kontratë prej pesë milionë euro në sezon. /Telegrafi/