Barcelona ka dështuar në transferimin e Kanes

Barcelona thuhet se ka dështuar në transferimin e Harry Kanes në verën e kaluar.Mundo Deportivo raporton se Blaugranasit kishin tentuar të transferonin sulmuesin anglez nga Tottenham Hotspur, mirëpo nuk ia kishin dalë.
Katalunasit e kishin identifikuar Kanen si zëvendësues të Luis Suarezit, por presidenti Daniel Levy e kishte refuzuar ofertën.
Kampioni i La Liga-s më pas u ktheu vëmendjen te Lautaro Martinez i Interi, që ende vazhdon ta ndjekë.
Nerazzurët po kërkojnë tre lojtarë dhe para për të lënë sulmuesin argjentinas të kalojë në Camp Nou. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































