Barcelona dhe Paris Saint-Germain po monitorojnë me kujdes situatën e sulmuesit Marcus Rashford te Manchester United.

Problemet e formës dhe fitnesit kanë bërë që Rashford të vuajë një sezon të paqëndrueshëm deri më tani për United, i cili ka parë ish-trajnerin Ole Gunnar Solskjaer të shkarkuar dhe zëvendësuar nga Ralf Rangnick.


Megjithatë, anglezi Rashford mbetet i pëlqyer në Evropë, pasi shumë klube evropiane duan transferimin e tij.

Sipas mediumit Efe, Barça po vëzhgon zhvillimet, megjithëse çdo lëvizje për anglezin nuk do të ndodhë deri në qershor, kur të jetë vendosur ristrukturimi i tyre financiar.

PSG gjithashtu është duke vëzhguar ndërsa përgatitet të humbasë Kylian Mbappe kur kontrata e tij të skadojë këtë verë.

Kontrata aktuale e Rashfordit me Unitedin është e vlefshme deri në vitin 2023 dhe çdo blerje e tyre do t’i kushtonte klubeve rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app