Për shkak të situatës së keqe financiare në klubin e futbollit Barcelona, edhe ekipet e basketbollit dhe hendbollit të gjigantit katalanas do të pësojnë.
Siç raporton RAC1, drejtuesit e Barcelonës, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, kanë vendosur të shkurtojnë buxhetin edhe për basketbollin, hendbollin, futsalin dhe hokejin.
Masat e kursimit kanë për qëllim kryesisht uljen e pagave dhe shpenzimeve të udhëtimit dhe Barcelona planifikon të kursejë 15 milionë euro në tre vitet e ardhshme.
Ekipet e futbollit të meshkujve dhe femrave praktikisht as nuk do ta ndiejnë uljen e buxhetit, por klubi i hendbollit Barcelona do të pësojë më keq.
Luka Cindrić dhe Ludovic Fabregas do të largohen nga klubi për shkak të shkurtimeve drastike të buxhetit dhe tashmë është anuluar transferimi i rënë dakord i Artsem Karalek nga Kielce.
Po ashtu edhe klubi i basketbollit Barcelona do të pësojë ndryshime në staf lojërash dhe pritet të largohen disa basketbollistë të rëndësishëm në këtë sezon. /Telegrafi/