“Ballkani Perëndimor nuk është Zvicër që të mos i duhet anëtarësimi në NATO”

Ballkani Perëndimor nuk është Zvicër që të mos i duhet anëtarësimi në NATO, pasi vendet, e posaçërisht në këtë moment, janë rajon nëpër të cilat kalojnë kanalet e ideologjive ekstreme të lidhur me terrorizëm.
Kjo sot u theksua në panel diskutimin me temë “Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO: Detyra, sfida dhe mundësi” ku pyetjeve iu përgjigjën ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Daniella Barishiq, koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski dhe analisti politik, Sasho Ordanovski, njofton AIM.
Theks kryesor në diskutimin nga panelistët u vendos në sigurinë e shtetit, e cila në këtë moment, sipas tyre, nuk ka rrezik serioz, por çdoherë është mirë të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Aleancës, e cila barabartë kujdeset për anëtaret e saj. U bisedua edhe për analizat nëse qytetarët janë të njoftuar me përfitimet me anëtarësimin në NATO.
“Analizat në 25 vitet e fundit tregojnë se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë shumë informata se çka saktë do të thotë NATO anëtarësimi. Por, vlerësoj se në mënyrë intuitive e kanë qëndrimin e vet dhe e kanë pritjen e tyre nga anëtarësimi në Aleancë, e kjo ka të bëjë me sigurinë e rritur, garancën për integritet dhe sovranitet, por edhe me rritjen ekonomike të shtetit”, tha Shekerinska.
Ajo sqaroi se te shumë nga anëtaret të cilët kanë hyrë në kohë të fundit në NATO, edhe të të vjetrit, vërehet rritje e vazhdueshme ekonomike, rritje e investimeve të huaja, zvogëlim të papunësisë…, e posaçërisht ajo rritje është vërejtur te shtetet baltike.
Sipas koordinatorit për NATO, Stevo Pendarovski, informimi i qytetarëve të Maqedonisë për rëndësinë e Aleancës është në nivelin më të ulët në rajon. Për këtë, tha ai, meritore është Qeveria e kaluar, e cila ka bërë fushatë anti-amerikane, ndërsa një nga vërejtjet e tyre ishte se kur të hyjmë në NATO, nuk do të qëndrojmë për shkak të ngarkimit të madh të Buxhetit.
Panelistët iu përgjigjeshin pyetjeve të parashtruara nga publiku, si dhe të vendosura në ueb faqen e Organizatës qytetare CIVIL, e cila ishte organizatore e diskutimit si pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë”, të financiar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës