BABA
Poezi nga: Rifat Kukaj
Sa herë shpata e vetimës
I çan retë dhe bumbullon
Tret jehona posht’ luginës,
Babën tim ma përkujton...
Sa her’ lulja çel’ n’pranverë,
E shikon qiellin me mallë
Para m’del baba përherë -
Thua’ i flasin rrudhat n’ballë:
- Shqipe, banu ndër k’ta shkrepa
Që mbi t’gjitha d’un lirinë
U rritsh bashk’ me shokë, si plepa
Me rrëmbim preni stuhinë!
Ji i dashtun si blerimi
Porsi zog me flatra t’arta,
Por at’her’ kur bie kushtrimi
Ato flatra bani t’zjarrta!
S’di kah treten shum’ cic’rime
Nga k’to gryka shekullore?
Za i babës n’për kujtime
Më përshkon n’k’to dit’ mizore!
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























