LAJMI I FUNDIT:

Avokati Koci: Pezullohet dekreti për mandatarin Hoti

Avokati Koci: Pezullohet dekreti për mandatarin Hoti
Arianit Koci, avokat

Avokati, Arianit Koci ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi, ku ka mandatuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Koci ka pohuar se nuk kishte rrugë tjetër përveç pezullimit, transmeton Telegrafi.

“U pezullu. S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me një Qeveri e lëre më me dy.  Gjykata Kushtetuese po e ndërton narracionin se Kosova është shtet normal me politikanë adoleshentë. Mos u ngutni priteni njoftimin me shkrim. Le të mos kuptohet ky status si presion mbi asnjërën palë”, ka shkruar avokati në Facebook.


Kërkesa e Vetëvendosjes dërguar në Gjykatën Kushtetuese (Dokument)  
Lexo po ashtu Kërkesa e Vetëvendosjes dërguar në Gjykatën Kushtetuese (Dokument)  

Ndryshe, LVV gjatë ditës së djeshme i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin të cilin Thaçi i’a dha LDK-së, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin. /Telegrafi/