Avni Zogiani është caktuar kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e kësaj partie në rrjetin social facebook.


Lexo postimin e plotë të VV-së:Aktivistët e Qendrës së Fushë Kosovës, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Avni Zogiani kandidat për kryetar të Fushë Kosovës. E urojmë z. Zogiani dhe aktivistët e Qendrës së Fushë Kosovës.