Kontrata e re e Pierre-Emerick Aubameyang do ta bëjë atë futbollistin më të paguar te Arsenali.
Ishte raportuar se sulmuesi do të përfitonte 250.000 funte (271.000 euro) në javë, por tash bëhet e ditur se 31-vjeçari do ta tejkalojë pagën e Mesut Ozil.
Mesfushori gjerman përfiton 350.000 funte (380.000 euro) në javë, mirëpo sipas The Athletic, Aubameyang do të bëhet futbollisti më i paguar te Topçinjtë.
Akoma nuk është dhënë shifra e saktë e pagës nga kontrata e re, por është e qartë se shuma prej 200.000 funtesh (217.000 euro) në javë do të rritet dukshëm.
Një njoftim zyrtar për nënshkrimin e marrëveshjes pritet të vijë para të shtunës, kur Arsenali e ka të caktuar të luajë kundër Fulhamit.
Kështu, Ozil do të jetë futbollisti i dytë më i paguar, në vend të tretë është transferi i ri, Willian, i katërti Alexandre Lacazette dhe i pesti Nicolas Pepe.
David Luiz, Hector Bellerin, Sead Kolasinac, Bernd Leno dhe Granit Xhaka përmbyllin top-dhjetëshen e lojtarëve më të paguar te Arsenali. /Telegrafi/