LAJMI I FUNDIT:

Atletico dhe Barca dominojnë formacionin e javës

Atletico dhe Barca dominojnë formacionin e javës

Atletico Madridi turpëroi Real Madridin në derbin kryeqytetas (4-0) që njëherësh ishte edhe kryendeshja e javës së 22-të në La Liga.

Falë lojës së mirë të skuadrës kampione, katër lojtarë të Los Rojiblancos bëjnë pjesë në formacionin e javës në kampionatin spanjoll.

Dështimin e Los Blancos e shfrytëzoi Barcelona duke mposhtur në udhëtim Athletic Bilbaon (5-2) për të ngushtuar diferencën e pikëve. Leo Messi dhe Neymar janë në krye të sulmit të kësaj jave, ndërsa shoqërohen nga Busquets në mesfushë.

Valencia ka fituar si mysafir i Espanyolit (2-1) për t’u ngjitur në vend të katërt në tabelë, pas humbjes së Sevillas nga Getafe (2-1).


Formacioni i javës së 22-të në La Liga (4-3-3):

Portier: Diego Alves (Valencia).

Mbrojtës: Luis Gaya (Valencia), Diego Godin (Atletico Madrid), Joao Miranda (Atletico Madrid), Michel (Almeria).

Mesfushorë: Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Sergio Busquets (Barcelona), Saul (Atletico Madrid).

Sulmues: Neymar (Barcelona), David Barral (Levante), Lionel Messi (Barcelona).

/Telegrafi/