Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), të enjten më 10 maj ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM1 2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.


Untitled 1 2

"Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 14 Maj deri me datën 18 Maj, nga ora 8:00- 16:00", ka njoftuar ATK-ja.

Lista e fituesve mund të shkarkohet KËTU. /Telegrafi/