Një zyrtar ushtarak i NATO-s pretendon se Rusia “po e ngadalëson përparimin e saj në pushtimin e Ukrainës për të lënë kohë për negociata”.
“Ata kanë probleme”, shpjegoi zyrtari, duke treguar për të dhënat më të fundit të aleancës, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
“Atyre u mungon nafta, ata po ecin drejt ngadalësimit dhe morali është padyshim një çështje”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, të shtunën, ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre “në të gjitha drejtimet”, pasi u urdhërua një pezullim për negociatat me qeverinë ukrainase.
Ministria tha se ofensiva u urdhërua të vazhdonte pasi Ukraina braktisi konsultimet.
Por një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte.
I pyetur nëse rusët ka të ngjarë të intensifikojnë përpjekjet e tyre, zyrtari tha: “Ata duhet ta bëjnë, ata janë shumë prapa afateve. Kjo po del jashtë kontrollit për ta, çdo ditë shtesë është shumë e dhimbshme”. /Telegrafi/