LAJMI I FUNDIT:

ASh: Dënojmë arrestimet dhe presionet ndaj çdo qytetari

ASh: Dënojmë arrestimet dhe presionet ndaj çdo qytetari

Aleanca për Shqiptarët dënon arrestimet e djeshme që janë bërë gjatë një proteste në Tetovë.

“Janë dhjetëra raste dhe tragjedi në të cilat kanë humbur jetën dhe janë dëmtuar në forma të ndryshme shume qytetarë, si pasojë e qeverisjeve të njëpasnjëshme të BDI-së dhe në asnjë prej tyre nuk ka të arrestuar.

Janë 14 bashkëqytetarë tanë të djegur në zjarr në spitalin modular në Tetovë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar e as të
shkarkuar”, thonë nga ASh.


Nga atje thonë se kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për të gjitha këto tragjedi, policia dhe pushteti janë të shpejtë në arrestimin dhe përndjeken e tyre.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër arrestimin dhe çdo lloj tjetër të presionit ndaj çdo qytetari dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

Protesta është e drejtë demokratike dhe sigurohet me kushtetutë, ndërsa revolta e shprehur në to është vetëm refleksion i
pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale. Në protestë kishte familjarë që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ju bëjmë me dije se as opozitën dhe as qytetarët nuk mund t’i frikësoni dhe demotivoni nga beteja për drejtësi dhe përgjegjësi. Çdo presion i juaji do të ju kthehet si bumerang”, thuhet në deklaratën e ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori