E qeshur, dinamike, e ëmbël, lozonjare, e shkathët por shumë inteligjente, ky është togfjalëshi për përshkrimin e portretit të këngëtares Adelina Ismaili. Zotëron artin e të biseduarit bukur, ku buzëqeshja nuk i ikën kurrë nga fytyra dhe duket se nga portreti i saj njerëzor buron vetëm gaz, hare, mirësi, dashuri njerëzore. Nuk të paragjykon edhe për pyetjet provokative sikundër të çarmatos me sinqeritetin dhe inteligjencën e dialogut. A është kjo Adelina e vërtetë...
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Artistja karizmatike ose “Madona” shqiptare, Adelina Ismaili, lirisht mund të quhet këngëtarja më me stil dhe më me origjinalitet në gjithë hapësirën tonë kulturore.
Ndonëse para vetes kishte shumë sfida, ajo tregoi shpirtin e vet të fortë dhe egon po ashtu shumë të fortë. Skena për të është e magjishme, kurse Adelina pjesë e kësaj magjie.
Me sharmin dhe bukurinë e saj deri në dhembje ka bërë që erërat të fryjnë të gjitha nga ajo. Adelina po pushton sërish skenën. Shumë mendime dhe pasione rrëmbejnë vrullshëm ditët e saj me një dëshirë për të prekur pikën tjetër përtej asaj që është, përtej asaj që shihet dhe mund të ekzistojë, pikën që sjell ekuilibrin e brendshëm në vazhdimësinë e gjërave për të realizuar vetveten.
Nuk ka ndodhë deri më tashti që një këngëtare të ruajë me fanatizëm stilin e vet si Adelina. Është ndër këngëtaret e rralla që çdo gjë i rrinë bukur, madje edhe çapkënllëku. Por, ajo din të jetë edhe shume serioze, sikurse në këtë intervistë pa dorëza:
Retrospektiva e atyre që përbëjnë tashmë plejadën e njerëzve të shquar të artit dhe kulturës, rrëfen se pothuaj të gjithë kanë një pikënisje pothuaj të ngjashme nga e juaja, radio, televizion, skenë, etj. Mund të themi se kishit lindur të bëheshit e madhe, apo kopshti ku u kultivuat të përzgjodhi që të bëheshe e famshme?
Besoj që fati predisponon çdo njeri që të ketë afinitet për një lëmi të caktuar. Idealja arrihet kur njeriu gjen forcën, vullnetin, optimizmin, të gjitha komponentët e nevojshme për të zhvilluar dhe kultivuar atë që bart në vete. Këtë asnjëherë nuk e gjen vetëm. Por, kur mendoj, edhe kopshti, të cilin përmendet ju, ishte ideal për t’u zhvilluar unë. Ndoshta jam unë ajo që më së paku kam punuar për veten. Së paku unë e mendoj ashtu, sepse për mua të punoj atë që dua gjithmonë ka qenë kënaqësi, dhe jo vetëm profesion. Njerëzit rreth meje, si komponentë vitale; familja, pastaj bashkëpunëtorët, mësimdhënësit, kolegët, më kanë dhënë shumë për të më përkrahur në këtë që jam sot. Patjetër familja të cilët janë përballur më tepër me gjëra negative sesa pozitive, si pasojë e sukseseve të mia. Suksese të cilat më mvishen mua, kurse janë meritë e atyre që më krijuan dhe përkrahën në ditët e mira dhe të shëmtuara. Fatkeqësisht, gjërat e shëmtuara vazhdojnë, nga faktorë të ndryshëm, të cilët po i përmenda do mendoni se kam shkalluar, sepse edhe vet e kam vështirë që ta besoj që njerëz aq të rëndësishëm të shtetit tim, merren me gjëra të ulëta. Dhe ky është fati dhe kopshti im. Forca ime e brendshme që t’i tejkaloj situatat e shëmtuara, që e kam gjetur në kopshtin ku më ka krijuar dhe përkrahur më së shumti ajo që krijoi gjithçka, nëna ime…
Diku bë një proverb thuhet: Publiku është për artistin si ajri për jetën. Si ndjeheni kur imazhi juaj artistik mrekullon ata. Ka marrur dikush guximin ta shpalosë, atë që ndjen për ty po të ishit sy më sy.
Kam lexuar këtë proverb, e kam thënë shumë herë sepse është më i vërtetë sesa vet e vërteta (qesh). Është e vështirë të përshkruhet ajo ndjenjë. Dëshiron të dhurosh më shumë, dëshiron të falësh çdo të mirë tënde atyre që të duan dhe të përkrahin, posaçërisht në momentet e shëmtuara jetësore, e ndjen veten të gjallë dhe të dashur. Asnjëherë nuk mund të mrekulloj unë fansat, sa më mrekullojnë ata mua. Kjo intervistë, këngët, paraqitjet e mia nuk do të ndodhnin po të mos ishte admirimi i atyre që të duan dhe i do. Më ka ndodhur të jem sy me sy me fansa që janë alivanosur kur jemi takuar. Ju betohem, e njëjta më ka ndodhur edhe mua, që të humbas kontrollin mbi veten sepse përballesh me një dallgë aq të fuqishme admirimi, e cila të rrëzon. Unë vetëm lus Zotin që të kem shëndetin, fatin dhe fuqinë që këtë dashuri ta kthej shumëfish.
Çfarë bën Adelina përtej skenës dhe jetës publike?
Gjëra të zakonshme të çdo femre shqiptare. Mos mendoni që kam avantazhe sepse jam Adelina Ismaili. Shpesh ndodh e kundërta. Ndodh të përbuzem, neglizhohem madje kërcënohem nga njerëz të kompleksuar nga vogëlsia e tyre shpirtërore që quajnë veten “dikushi”. Por kjo më bën të vetëdijesohem që duhet të jem emotivisht, psikikisht dhe intelektualisht më lart. Dhe qeshem me këto gjëra. Edhe unë ndodh të mos kem ujë në shtëpi me ditë të tera, edhe të mos kemi rrymë, edhe të përgatis, të pastroj, të hekuros, etj. Një jetë normale në abnormalitetin e kohës dhe vendit ku jetojmë.
Ajo që më së paku vlerësojnë njerëzit te ti…
Kur ua trasoj turinjve të vërtetën të cilën unë e shoh si të vërtetë. Atëherë njerëzit reagojnë keq, është normale. Por, unë ngelem e kënaqur, “fjala ndër sy është hallall” (qesh). Nuk brengosem çfarë mendojnë dhe çfarë komentohet, ata gjithmonë do ta dinë që unë e di dhe kjo i vret, hë, hë ,hë.
Thonë që për t’u çliruar, nervat dhe stresin ia shfryjmë personave më të dashur. Po me ty si ndodh?
Jo, asnjëherë nuk “lajnë borxhet” e nervozes apo stresit tim ata që i dua. Për këtë ka forma tjera, palestra, ushtroj kick-boks, notoj kur më jepet mundësia. Sporti është shpëtimi im kundër stresit. Ok, ka raste kur ndodhin të papritura të vogla të cilat unë i zvogëloj, më duhet të pranoj që atëherë më duhet dikush të më qetësojë (qesh), por ata që më duan më kanë pranuar kështu siç jam.
Një femër e bukur dhe e mençur mund të quhet e rrezikshme?
Që bukuria plus mençuria janë mallkim e kanë thënë njerëz më të mençur para meje. Nuk dua ta quaj veten të bukur, as të mençur, por një femër me suksese të mëdha ka dhe armiqtë e mëdhenj. Kjo më imponon, thënë të drejtën. E mira është që nuk ia lejoj më vetes luksin që të humb kohë duke u frikuar. Edhe unë di të jem armik i tmerrshëm, vet ma kanë mësuar ata që më kanë bërë keq pa asnjë shkak. Por, jam miku më i mirë për ata që dua më përjetojnë mik pa interesa negative.
Ç’farë “gabime” ke bërë deri tani?
Gabim të vetëm e përjetoj faktin që kam mësuar shumë nga gabimet që tjerët i kanë bërë karshi meje. Nganjëherë dëshiroj të isha më budallaqe. Të mos i shoh gabimet e të tjerëve (qesh).
Çdo femër ka një dozë të diplomacisë dhe filozofisë së lindur. Ju, duket se e keni dozën më të theksuar se sa brezi yt.
Gjatë u mendova si të përgjigjem dhe më del një JO e madhe. Është e vështirë për një mashkull të ketë në krah femrën e cila admirohet nga shumë njerëz. Që të ketë afër vetes një person që dhuron shumë ndjeshmëri e dashuri pa kërkuar asgjë, e pamundur të ballafaqohet me ndërskamcat e njerëzve të këqij; e paimagjinueshme që m’u ajo femër do që t’i bashkëngjitet kur shkon të luajë futboll me shokët dhe hyn në dhomë e veshur si Ronaldinjo, me buzëqeshjen vesh me vesh nga entuziazmi që do të ketë shansin të shënojë ndonjë gol. Mendoj që kjo e fundit është vendimtare, (qesh me të madhe).
Primadona e këngës burimore shqipe, fenomeni Nexhmije Pagarusha, ju ka vlerësuar si artisten më origjinale të gjeneratës së re. Ju bën nder kjo?
Të vlerësohesh nga Nexhmije Pagarusha është ndjenjë hyjnore e çdo artisti në botë. Hyj në atë pjesën e vogël të njerëzve që njohin krijimtarinë e asaj madhështie, dhe jam më shumë sesa e zhgënjyer që populli ynë nuk sheh në mediumet tona ariet operistike, filmat, shfaqjet, çmimet e para nëpër botë, këngët e panumërta të Nexhmije Pagarushës. Tmerr që fëmijët tonë nuk kanë shansin që të krenohen para popujve tjerë me një artiste të kalibrit të tillë, sepse dikush ka vendosur që ato vepra t’i mbyllë në arkiva! E di pse e kam idhull. Të jem e vlerësuar nga ajo, ke prekur majat e asaj që i thonë ARTI SHQIPTAR.
Me këngët e interpretuara ju keni dalë si një përfaqësuese e një brezi që po e kundërshton dhe po e hedh poshtë nga themeli mentalitetin, me një mënyrë shumë të hapur. Një mënyrë e paparë më parë në Kosovë…. Nga e ka burimin?
Kam një jetë që më ka neveritur, tmerruar, çuditur; e shëmtuara e cila shihet, dëgjohet, përjetohet. Asnjëherë nuk kam mundur të pajtohem me të shëmtuarën, të keqen, gënjeshtrën, hipokrizinë, rrethin vicioz. Nuk kam lëkundur mentalitet. Kam dashur të tregoj cila është e vërteta e së arriturit të lumturisë shpirtërore nga burojnë gjithë të mirat. Një ferexhe e mbetur si pasojë e sundimit turk, nuk na bën të ndershme. Një e vërtetë e thënë, nuk na bën të këqij, na bën të vetëdijesohemi sa të mirë jemi, nga çfarë populli madhështor vijmë. Shpesh e kam bërë me ekstremizëm, sepse ishte e vetmja mënyrë të luftoja ekstremizmin negativ. Ndoshta nuk ishte zgjidhja ideale që “të shpohet pyka me pykë”, por ishte e vetmja që të mos mbetem e padëgjuar. Po, kam sakrifikuar shumë, unë dhe njerëzit rreth meje që më kanë përkrahur deri në atë masë që na rrezikohej edhe jeta, por dikush duhej ta bënte.
Ku e ka burimin? Ndoshta fakti që jam mbesë e familjes aleate të Skënderbeut, familjes Balsha. Gjaku nuk është ujë…
Ti ke pasqyruar këtë vajzë të guximshme që po lufton këtë realitet. Cili është mendimi për femrat e gjeneratës së sotme, dhe si dukeni ju në sytë e kësaj gjenerate?
Nuk ishte realitet. Ishte një “mashtrim optik” i imponuar. Çdo gjë rreth meje binte në kundërshtim me atë që propagohej. Sa i përket femrave të reja, më pëlqen fakti që të pavarësuara ekonomikisht, kanë një nivel më të lartë intelekti dhe pavarësimi, janë më të vetëdijshme që nuk është burri ai që duhet të të “mbajë” me të gjitha tërë jetën. E mendoj që kjo është një lehtësim i madh edhe për gjininë mashkullore që dikur bartnin peshën e të gjithë familjes së ngushtë e të gjerë, farefisit, etj.(qesh). Femra e pavarur nuk është rrezik për egon mashkullore. Prandaj, quhen “partnerë” ku çdo gjë e mirë apo keqe zgjidhet bashkërisht, pa përjashtuar dashurinë e sinqertë. Natyrisht, kundërshtoj shfrenimin total ku femra keqkupton nocionin “pavarësim” dhe shndërrohet në një bushtër të zgjidhur nga zinxhirët.
Jeni përballur me dallgë të jetës, madje keni patur edhe kërcënime… Si paraqitet gjendja shpirtërore e juaja për momentin? Duket se edhe në këtë rrafsh ke dalë fitimtare?
Në një moment jete, kam menduar se këto dallgë jete, këto gjëra kanë mbaruar për mua. Nuk e kam ditur që kthimi im në skenë do të dyfishojë ndotësinë që njerëz të këqij bartin në vete. Dhe tash më shumë se kurrë përballem me njerëz të pistë. Por, ka një ndryshim. Unë më nuk merrem me ta, ndjej veten më të fortë se kurrë dhe i gëzohem çdo ditë jete që ma ka dhuruar fati. Po, ndjehem fitimtare. Kam fituar atë që kam dashur gjithmonë…Arritjen e lumturisë së të jetuarit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Phd. Xhavit Lipaj: Zvicra për Demencën – ndër vendet lider në botë për sistemin e saj shëndetësor
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A