Site icon Telegrafi

Arsenali favorit ndaj Oxfordit – formacionet zyrtare

Në Kassam Stadium zhvillohet ndeshja e raundit të tretë të Kupës FA ndërmjet Oxford Unitedit dhe Arsenalit.

Duke qenë se skuadra kundërshtare bën gara në ligën e tretë të sistemit anglez të futbollit (EFL League One), Topçinjtë janë favoritë për të vazhduar në raundin e katërt.

Trajnerët Karl Robinson dhe Mikel Arteta kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Oxford Unitedit: McGinty; Anderson, Moore, Long, Brown; Bate, McGuane, Brannagan; Bodin, Taylor, Murphy.

Formacioni startues i Arsenalit: Turner; Tomiyasu, Holding, Gabriel, Tierney; Elneny, Lokonga, Vieira; Saka, Martinelli, Nketiah.


Manchester City është kundërshtari i skuadrës fituese në raundin e katërt të Kupës FA. /Telegrafi/

Exit mobile version