Site icon Telegrafi

Arsenal 2-0 Man Utd: Notat e lojtarëve, Xhaka më i miri

Granit Xhaka pas golit ndaj Man Utd (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Arsenali e mposhti Manchester Unitedit në derbin e xhiros së 30-të në Ligën Premier me rezultat 2-0 në Emirates.

Golat për Topçinjtë i shënuan Granit Xhaka (12′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (69′).

Më i miri në këtë takim ishte Xhaka, shqiptari përveç golit arriti të bëjë një paraqitje fantastike duke kontrolluar çdo gjë në mesfushë.

Me notë të lartë të Topçinjtë u vlerësuan edhe Ainsley Maitland-Niles, Bernd Leno, Aaron Ramsey dhe Alexandre Lacazette.

Mesut Ozil nuk ishte në elementin e tij më të mirë, ndërsa Sead Kolasinac ishte ai që dëshpëroi më shumë.

Lexo po ashtu Xhaka lë të shtangur De Gean me një gjuajte jashtë zonës, Arsenali në epërsi

Te Djajtë e Kuq më i miri ishte Luke Shaw, por paraqitje në nivel arritën të bëjnë edhe Romelu Lukaku dhe Fred.

Dështim në këtë ndeshje ishte David de Gea, i cili shikohet si fajtor kryesor te goli i Xhakës për mos vendosje të mirë në portë, më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat:

Arsenal:

Man Utd:

/Telegrafi/

Exit mobile version