Arrestohet një person në Prishtinë pasi i gjetën dhe i sekuestruan një pushkë gjuetie, fishekë dhe gëzhoja

Një person është arrestuar për shkak se gjatë një kontrolli në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. 2 fishekë, 82 gëzhoja dhe një thikë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:51 në rrugën “Bedri Sokolo”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se i dyshuari me vendim të vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 2 fishekë, 82 gëzhoja, një thikë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































