")
Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të lojërave të fatit

2022/08/lojerat-e-fatit-1.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar, i cili dyshohet se është përfshirë në organizimin e një skeme piramidale.

I dyshuari u arrestua pas një aksioni policor në lokalin e tij në Podujevë, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar prova mes tyre: një skaner, dy shtëpiza kompjuterike, letra për printim, si dhe fletë dëshmi të printuara për lojëra të fatit dhe para të gatshme.

Pas intervistimit, prokurori i rastit ka vendosur që i dyshuari të mbetet në mbajtje, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e mëtejshme të aktivitetit të paligjshëm. /Telegrafi/