Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar seksualisht një femër.

Rasti ka ndodhur në nëntor në Gjilan.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër", thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/