Biznesmeni iranian Reza Zarrab, një nga njerëzit më të pasur në vend është arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet për mashtrim.
Biznesmeni në fjalë i bëri “ballë” sanksioneve të Perëndimit ndaj vendit të tij, duke zhvilluar tregti të fuqishme me Turqinë, veçanërisht në arit dhe valutës. Vetëm 33 vjeç, ai është pronar dhe operatori i “Royal Holding A.Ş”.
Lidhjet e tij të shumta me zyrtarë të lartë turq deri në rang ministrash, e bënë atë njeriun kyç të tregtisë midis dy vendeve.
Për shkak të tij, dy vite më parë disa fëmijë ministrash të kabinetit të kryeministrit të asaj kohe Erdogan, përfunduan në pranga për korrupsion, çka çoi në dorëheqjen e baballarëve të tyre, duke shkaktuar furtunë politike në vend.
Biznesmeni, nëpërmjet lidhjeve me zyrtarë të lartë të Turqisë arriti të pastronte miliona dollarë, jo vetëm nëpërmjet bankës shtetërore turke, por edhe në rrugë private. Kuti këpucësh të mbushura me dollarë u gjetën në banesat e të arrestuarve.
Zarrab bashkë me dy iranianë të tjerë, Kamelia Jamshidy, 29-vjeç dhe Hossein Najafzadeh, 65-vjeç, akuzohen se për rreth 5 vite, nëpërmjet një rrjeti kompanish kanë kryer transaksione në qindra milionë për interes të qeverisë dhe subjekteve të tjera iraniane, të cilat kanë qenë pjesë e “listës e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në aktakuzën e SHBA-ve theksohet se në dhjetor të vitit 2011, Zarrab mori një draft-letër në persisht, e cila i drejtohej Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Qendrore të Iranit dhe ishte përgatitur për t’u firmosur nga Zarrab.
Letra vlerëson rolin e Ajatollah Ali Khamenei, liderit suprem të Iranit dhe zyrtarëve në “Markazi Bank” për veprime të cilat “me zgjuarsi neutralizonin sanksionet dhe madje i shndërronin ato në mundësi të arta”.
Letra ofronte vullnetarisht shërbimet e familjes Zarrab, për të cilën thuhet se kishte “një gjysmë shekulli përvojë në shkëmbimin e valutave të huaja”, për implementimin e politikave anti-sanksion në një të ashtuquajtur “xhihad ekonomik”, të miratuar nga Khamenei.
Zarrab, i cili ka nënshtetësi turke dhe iraniane, u akuzua dhe u arrestua në vitin 2013 si një ndër personat kyç në megaskandalin e korrupsionit që përfshinte ish-ministra të kabinetit Erdogan, transmeton kp.
Bloomberg News, e cila i referohet dosjes së policisë dhe dokumentacionit të gjykatës, thekson se në këtë rast, Zarrab u akuzua për korruptimin e disa prej ish-ministrave të kabinetit të Erdoganit me miliona dollarë në para në dorë dhe dhurata të shtrenjta, në këmbim të ndihmës së tyre për lehtësimin e tregtisë së floririt me Iranin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker