LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit! (Foto)

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit! (Foto)

Është arrestuar Murat Jashari, ai që po thuhet të jetë është i dyshuari për plagosjen plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Siç mëson portali Insajderi, i dyshuari i arrestuar është Murat Jashari, vëllai i ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njohur si “Kumanova”.

Megjithatë, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me informacion nëse ka të dyshuar në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.


Fotografia kryesore: ILUSTRIM

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i kontaktuar nga Insajderi, nuk ka dashur të komentojë nëse ka të dyshuar të mundshëm, duke shtuar se shumë shpejtë policia pritet të dalë në konferencë për media, ku do të mësohen të gjitha detajet.

Avokati Vllasi është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 8 të mëngjesit. Ai ka marrë plagë të krahun e majtë, dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetë.

Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi